Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Këshilli i Ministrave merr vendimin, shkarkon Erion Veliajn nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës
Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliajnt nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së qeverisë mesditën e sotme në Kryeministri. Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij. Akuzat rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe biznesmenët Gentian Sula, Elman...