Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

Tentoi arratisjen në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Bledar Selmanaj pasi çau murin e qelisë duke e goditur me grushte. Selmanaj i paraburgosur, i akuzuar për vrasjen e shokut  të tij në Vlorë, Xhuljan Bullarit, është në pritje të dënimit teksa prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm. Burime zyrtare nga DPB thanë se Selmanaj pasi mbështolli duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një të çarë në të. Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit. Selmanaj kishte një litar me të cilin do të zbriste duke vazhduar arratisjen. Por stafi i sigurisë së burgut ka arritur ta kapë duke e dërguar qeli, këtë...