Qeveria firmos shkarkimin e Veliajt, Berisha: Skemë e Ramës për mos shkuar çështja në Kushtetuese

Qeveria firmos shkarkimin e Veliajt, Berisha: Skemë e Ramës për mos shkuar çështja në Kushtetuese

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se edhe skllevërit do të ofendoheshin nga sjellja e këtyre që i shërbejnë Ramës. “Këta shpërfytyrohen. Ata turpërojnë çdo qenie njerëzore. Edi Rama mendon se meqenëse Gjushi nuk pati efektin e duhur…Ai thotë noterizova (Rama). Ai bën që ta çojë te Arapi. Atë e ka peng ai. Kanë rrëmbyer sëbashku pronat e shtetit shqiptar. Shpalli zgjedhjet që ai mos të shkojë në gjykatën Kushtetuese. Çfarë do të thotë kjo? Shkelmim i parimeve të shtetit. Për mua s’ka asgjë të re, është narkoshteti.”, tha ai.