Tentativa e arratisjes në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve sqaron ngjarjen

Tentativa e arratisjes në burgun e Fierit, Drejtoria e Burgjeve sqaron ngjarjen

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përmes një njoftimi për media ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në IEPV e Fierit, ku i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Në njoftim bëhet me dije se tentativa e arratisjes u regjistrua rreth orës 03:48, me Selmanajn që ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore. “Është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij”, informon Drejtoria e Burgjeve. Po ashtu sqarohet se gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Rezulton gjithashtu se Bledar Selmanaj ka tentuar...