Detaje të reja nga operacioni “Fingerprint”, edhe një grua mes të arrestuarve

Detaje të reja nga operacioni “Fingerprint”, edhe një grua mes të arrestuarve

Detaje të reja nga operacioni i koduar “Fingerprint”, i zhvilluar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Operacioni çoi në shkatërrimin e tre bandave kriminale që vepronin në Itali, Holandë dhe Zvicër. Hetimet e kryera nga autoritetet italiane përfshinë 32 persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat, 12 prej tyre u arrestuan, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, shkruan A2. Gjatë goditjes u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë kanabis. Një nga nën-grupet e organizatës kriminale përbëhej nga shtetas shqiptarë, të cilët furnizonin me shumicë kokainë nga Holanda drejt Italisë. Në këtë grup vepronte edhe një grua shqiptare, e cila përfundoi në pranga. Një tjetër grup trafikonte më pas kokainë nga Firence drejt Zvicrës. Dërgesat realizoheshin përmes makinave të pajisura me vende...