Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Boris Becker ndez alarmet për Yamal: Zgjidhi shokët me kujdes, ruaju nga suksesi i hershëm!
25 Shtator 2025 12:27 Alfred Lleshi Lamine Yamal është shembulli i vërtetë i talentit të hershëm. Ai debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, vetëm 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që veshi fanellën blaugrana. 17 vjeç fitoi Europianin me Spanjën, 18 vjeç ishte kandidat i fortë për “Topin e Artë”, duke u renditur i dyti pas Dembélé. Një shembull tjetër i talentit të hershëm është Boris Becker, ish-tenisti gjerman, fitues i 6 “Grand Slam”, duke përfshirë 3 “Wimbledon”, ende më i riu që ka fituar “Wimbledon”. Tani Becker i jep këshilla Yamalit në një intervistë për TakSport: “Lamine është i mrekullueshëm, po fiton gjithçka. Është lojtari më i mirë i ri në botë. Më kujton veten...