Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

Opinion.al mëson se Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e përkohshme. Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar dje deputetët në selinë e Partisë Socialiste. Belinda Balluku u rikonfirmua si zv/kryeministre dhe gjithashtu u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e ri qeveritar. Pas shkarkimit të Erion Veliajt, PS do të garojë në zgjedhjet e parkohshme me kandidaten Ogerta Manastirliu.