Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FOTO/ E dhunoi e më pas i shkaktoi plagë me thikë, ky është autori i vrasjes në Durrës
Ky që shihni në foto, krahas viktimës, dyshohet se është autori vrasjes së 51-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Durrës. Teilor Tivari, 24-vjeçari, akuzohet se ka dhunuar e më pas qëlluar me thikë 51-vjeçarin Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri. Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi. Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike. Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar 24-vjeçari ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thikë. Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet...