Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Të bëjmë durim për Brojën”, tekniku i Burnley i del në krah sulmuesit kuqezi: Nuk ka luajtur rregullisht, i duhet ende punë
Armando Broja nuk po kalon sigurisht momentin më të mirë në karrierën e tij, përkundrazi, sulmuesi shtatëlartë i kombëtares tonë përfundoi në qendër të kritikave, pas ndeshjes që Burnley zhvilloi këtë mesjavë ndaj Cardiff City, aty ku vendasit u eleminuan nga Kupa e Ligës. Mediat britanike shigjetuan Brojën, duke vënë theksin tek performanca e tij jo e mirë që ndikoi edhe në tërësi në rezultatet që Burnley ka marrë kohët e fundit. Por për t’i dalë në krah Armando Brojës në këtë moment të vështirë ka menduar vetë tekniku Scott Parker. “Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi...