Shtyhet seanca për Metën & “Grupin”, sëmuret papritur avokati! Kryemadhi: Çfarë krimi kemi bërë ne?

Shtyhet seanca për Metën & “Grupin”, sëmuret papritur avokati! Kryemadhi: Çfarë krimi kemi bërë ne?

Këtë të enjte në orën 11:00, në GJKKO do të zhvillohej seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do të shqyrtohej nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendoste nëse dosja do të kalonte për gjykim ose jo, por seanca për dosjen “Meta” është shtyrë dhe shkak u bë mungesa e avokatit të ish-presidentit, Kujtim Cakrani. Cakrani nuk është paraqitur në seancë  dhe ka dorëzuar kërkesë për shtyrje për shkaqe shëndetësore. Seanca e radhës për këtë dosje do të zhvillohet më datë 9 tetor. Në GJKKO u paraqit edhe e bashkëpandehura Monika Kryemadhi. Kjo e fundit tha para mediave se: “Nuk e kuptojme krimin qe kemi bere. SPAK ka qene i zene me intimidimin e deshmitareve”. SPAK...