Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin

Vrau mikun me plumb në kokë, zbulohet si tentoi të arratisej nga burgu Selmanaj! Lidhi dorën me peshqir dhe çau murin

I dënuari për vrasje, Bledar Selmanaj, ka tentuar të largohet nga institucioni i vuajtjes së dënimit një ditë më parë në Fier. Për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe kishte tentuar të çante suvanë e qelisë së tij, duke hapur një vrimë në mur. Pas kësaj, ai ka arritur të ngjitet deri në tarracën e burgut, por është pikasur në kohë nga gardianët, të cilët ndërhynë menjëherë duke neutralizuar të burgosurin dhe shoqëruar atë në dhomat e sigurisë së lartë. Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit....