Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Seanca paraprake ndaj Ilir Metës/ Avokati Cakrani kërkon shtyrjen, zbulohet arsyeja
Sot në orën 11:00, në GJKKO ishte parashikuar seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. Avokati i Metës i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit edhe në këto kushte seanca e ditës së sotme do të shtyhet. Avokati Kujtim Cakrani ka dorëzuar kërkesë për shtyrje. Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë. Top Channel