Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kreditë e fshira të bankave në rritje, 5.3 miliardë lekë për gjysmën e parë të vitit
Vlera e kredive të humbura të fshira nga bilancet e bankave shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar nxori jashtë bilanceve rreth 5.3 miliardë lekë. Kjo vlerë ishte 279% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit janë fshirë rreth 6.3 miliardë lekë kredi të humbura dhe rreth 88% e këtij vëllimi lidhet me kredi të marra nga bizneset. Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 17.6% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% gjashtëmujorin e kaluar.Nxjerrja e një kredie të humbur jashtë bilancit është një veprim kontabël, që nuk nënkupton heqjen dorë...