Si jetonin ilirët në shekullin III Para Krishtit? Zbulimi i ri hedh dritë mbi organizimin në qytetin e lashtë

Si jetonin ilirët në shekullin III Para Krishtit? Zbulimi i ri hedh dritë mbi organizimin në qytetin e lashtë

Muaji gusht dhe fillimi i shtatorit kanë sjellë zhvillime të rëndësishme në Parkun Arkeologjik të Amantias, ku janë zbuluar elementë të rinj dhe janë realizuar projekte restaurimi mbi monumentet ekzistuese. Gjatë gërmimeve arkeologjike është zbuluar muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, një strukturë e panjohur më parë për studiuesit. Sipas arkeologëve, ky mur mendohet të jetë ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe të jetë shkatërruar në shekullin VI pas Krishtit. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urban dhe publik të qytetit ilir, duke shtuar një kapitull të ri në historinë e kësaj qendre antike, përcjell A2 CNN. Krahas gërmimeve, janë kryer edhe ndërhyrje restauruese dhe konservuese mbi varret monumentale dhe disa monumente të tjera të evidentuara vitet e fundit, të...