Milani i ri, rregulla të reja… Revolucioni në 80 ditë, si e rivendosi Allegri rendin (dhe fitoret)

Milani i ri, rregulla të reja… Revolucioni në 80 ditë, si e rivendosi Allegri rendin (dhe fitoret)

25 Shtator 2025 10:29 Alfred Lleshi Revolucioni i Milanit në 80 ditë. Që nga rikthimi i tij te kuqezinjtë, Massimiliano Allegri ka vendosur si objektiv krijimin e një grupi të bashkuar dhe shndërrimin e tij në skuadër. Rezultatet janë të dukshme: 4 fitore radhazi pa pësuar gol. Përveç ndryshimeve taktike, si mbrojtja me 3, diferencën po e bëjnë edhe detajet e përditshme. Siç shkruan “Corriere della Sera”, trajneri ka imponuar disa rregulla të reja për të rikthyer disiplinën në Milanello: tavolinë e rrumbullakët në mensë për të shmangur grupet e ndara; detyrimi për të folur italisht (rregull i mbështetur edhe nga Ibrahimovic); kod veshjeje në transfertë, ku lojtarë, staf e madje magazinierë duhet të jenë me kostum e kravatë; si dhe rikthimi i grumbullimit para...