‘Covid-19 mes virozave respiratore’, Tomini: Vaksina antigrip mbron nga format e rënda

‘Covid-19 mes virozave respiratore’, Tomini: Vaksina antigrip mbron nga format e rënda

Me shpërndarjen e 280 mijë dozave të vaksinës antigrip, në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi i popullatës në qendrat shëndetësore. Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një prononcim tha se përpos virozave sezonale, Covid-19 mbetet një nga viruset mbizotërues. Tomini u shpreh se “nënvarianti i Omicron është më dominuesi në 90% të rasteve”. “Nënvariantet e Omicron po sundojnë në të gjithë botën, por XFG është një nga variantet e Omicron që po sundon në 90% të rasteve”, tha Tomini. Ajo theksoi se Covid-9 është në një fazë qarkulluese normale në këtë periudhë të vitit, kur pritet edhe rënia e temperaturave dhe ndryshimi stinor. Në dallim nga viruset respiratore, shefja e ISHP-së, u shpreh për ATSH-në se, Covid-19 ka qenë gjithnjë prezent...