‘Trajtim special në burg’, Berisha del sërish ‘blof’ me ‘denoncimin’, fshin nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos

‘Trajtim special në burg’, Berisha del sërish ‘blof’ me ‘denoncimin’, fshin nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos

Kreu i PD-së, Sali Berisha duket sa ka dalë sërish blof me ‘denoncimet’ e qytetarit dixhital. Pas rikthimit të Vangjush Dakos në qeli me vendim të Apelit të GJKKO, ish-kryeministri postoi një foto të Vangjush Dakos vetëm një ditë më parë, ku fliste për trajtimin special që ai merr në burg. Në foto, shihej Vangjush Dako me një celular në dorë, ndërsa krahas tij ishte një person tjetër, të cilin në postimin në Facebook, Berisha e quante ‘Ron Shqopa’ dhe e akuzonte si trafikant droge. “Trajtim special! Përshëndetje Dr, Vangjush Dako sëbashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë”, shkruante Berisha në postim. Por, pa kaluar as 24 orë nga ky postim, të cilin Berisha e kishte shitur si denoncim nga qytetari dixhital, nga një...