Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Drejtori i Institutit për Bashkitë: 1/3 e kryebashkiakëve kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali deklaroi sot se sipas raportit të një viti më parë, rezulton se 1/3 e kryebashkiakëve të zgjedhur në vend kanë probleme me integritetin dhe korrupsionin. Në një intervistë, Haxhimali u shpreh se pushteti vendor ka nevojë për stabilitet dhe jo për ndryshime të vazhdueshme. Lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se ‘patronazhistët mezi presin hakmarrjen’, Haxhimali e konsideroi të turpshme, të pafalshme dhe të dënueshme njëkohësisht, pasi nuk ka asnjë ndryshim me presionin që kanë ushtruar patronazhistët e Partisë së Punës. Sa i përket ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor, Haxhimali e cilësoi si të pashembullt, pasi në asnjë vend normal e demokratik të botës, nuk ekziston një praktikë e tillë. “Edi Rama ka...