Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës
Në fund Shqipëria është një ishull i madh i lumturisë. Miliarderët atje bëjnë resorte, ata që kanë para investojnë, turistët kalojnë pushimet, shtetet dërgojnë migrantët, narkotrafikantët pastrojnë para dhe festojnë ndërmarrjet e reja. Dhe është pikërisht në një ishull që unë dua ta mbyll këtë libër. Jemi në Antilet Holandeze, ku në janar të vitit 2019, sipas drejtimit hetimor antimafia, do të ishte zhvilluar një takim mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Ramës. Pikërisht kështu. Për herë të parë zbuloj detajet dhe protagonistët e një takimi të bujshëm. Samiti është dokumentuar nga hetuesit italianë dhe është zhvilluar në praninë e “përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë”. Kështu shkruajnë hetuesit në dokumentet gjyqësore. Vendi: ishulli karaibik Aruba. Ishte një perandor i...