Hapet “ankandi” për presidentin e ri të Juventusit. Nga Blanc te Platini dhe Del Piero, ja të gjithë kandidatët

Hapet “ankandi” për presidentin e ri të Juventusit. Nga Blanc te Platini dhe Del Piero, ja të gjithë kandidatët

25 Shtator 2025 9:41 Alfred Lleshi Juventusi është gati të hapë një kapitull të ri në historinë e vet. Pas viteve të tranzicionit mes rezultateve zhgënjyese, çështjeve gjyqësore dhe ndryshimeve në drejtim, John Elkann ka vendosur ta rilançojë klubin me vendosmëri. Nga nëntori, Damien Comolli do të bëhet zyrtarisht administrator i deleguar me fuqi të plota, pasi tashmë ka pasur rol vendimtar në merkaton verore. Ish-presidenti i Toulouse do të jetë boshti i projektit të ri bardhezi, si në aspektin teknik, ashtu edhe menaxherial. Sipas “Corriere dello Sport”, Elkann po mendon ndryshime edhe në presidencë. Gianluca Ferrero mbetet i vlerësuar, por klubi synon një figurë me peshë më të madhe ndërkombëtare. Nga një drejtues francez deri tek ish-lojtarë si Del Piero apo Platini. Alternativë është edhe...