Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mashtrimi kompjuterik me email/ Prokuroria kërkon 10 vite burg për nigerianin që mori 25 mijë € nga biznesi në Tiranë
Prokuroria Tiranë zbulon mekanizmin e ‘Mashtrimit kompjuterik’ të bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet dënimi me 10 vite burg të Nigerianit që mori 25.000 euro nga një biznes nëpërmjet emailit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të të pandehurit, shtetasit nigerian S.N. për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/2 të Kodit Penal. Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës. Një ditë, nga emaili i palës Italiane i...