Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

New York, 24 shtator 2025 – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti sot fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB. Kreu i Shtetit nënvizoi se ky përvjetor i Kombeve të Bashkuara është një kujtesë e vizionit për dialog e bashkëpunim mes kombeve dhe një mundësi për t’u angazhuar më fort në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit global. “Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta. Në fjalën e tij, ai ndaloi tek...