Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Studimi i ri: Të lodhur nga krizat gjermanët tani kanë më pak frikë
Pavarësisht luftërave dhe krizave, gjermanët janë më të qetë, tregon një studim i ri. Rritja e kostove të jetesës dhe migrimi janë shqetësimet e tyre më të mëdha. Të dekurajuar, të pavendosur, shumë të kujdesshëm, të përqendruar te siguria, me një dozë të konsiderueshme frike nga e ardhmja – kjo është ajo që konsiderohet globalisht si “Ankthi Gjerman”. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë studime mbi frikën kryhen ekskluzivisht në Gjermani. Kjo vlen edhe për studimin “Frikat e Gjermanëve 2025”, nga qendra e informacionit e kompanisë së sigurimeve R+V, e cila për të 34-tën herë pyeti njerëzit në Gjermani se për çfarë shqetësohen më shumë, nga çfarë kanë më shumë frikë? Një rezultat i habitshëm i anketës aktuale: pavarësisht krizave globale dhe situatës së...