Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti “thumbon” Bayern: Shkarkimi më i pakuptueshëm që kam patur në karrierë
25 Shtator 2025 8:50 Telesport Mandati i Carlo Ancelotti si trajner i Bayern Munich përfundoi me një humbje 3-0 ndaj PSG-së në Champions League të vitit 2017. Në autobiografinë e tij të re, “Ëndrra”, trajneri italian u rikthye në temë, duke mos e fshehur zhgënjimin e tij: “Ky rezultat ishte humbja më e rëndë e klubit në këtë garë në 21 vjet. Të nesërmen, bordi u mblodh dhe arriti në përfundimin se problemi isha unë”, deklaroi Ancelotti. “Performancat e ekipit tonë që nga fillimi i sezonit nuk kanë përmbushur pritjet tona. Ndeshja në Paris tregoi qartë se nevojitej veprim“, shtoi trajneri aktual i kombëtares braziliane, duke cituar atë që tha Rummenigge asokohe. “E pakuptueshme. Sezonin e kaluar, ne kishim dominuar, duke përfunduar 15 pikë përpara,...