Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rrëfehet kampioni i botës: Do të më pëlqente që një ditë të luaja në Spanjë
25 Shtator 2025 8:54 Telesport Alexis Mac Allister është tani një lojtar i pazëvendësueshëm në mesfushën e Liverpool. Numri 10 i “reds”, gjithashtu një figurë kyçe në skuadrën argjentinase të Scalonit, kampion bote. Në një intervistë, ai nuk e ka fshehur kuriozitetin e tij për të garuar në një kampionat tjetër si La Liga në të ardhmen: “Pse jo? Është një vend që më pëlqen shumë dhe e kam vizituar disa herë”. “Mbi të gjitha, gjuha dhe kultura janë shumë të ngjashme me ato të Argjentinës. Pa dyshim, do të doja shumë të luaja në Spanjë një ditë”, tha Mac Allister.