E rëndë në Greqi/ Sharra elektrike i bie në trup, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

E rëndë në Greqi/ Sharra elektrike i bie në trup, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar. Mësohet se 50-vjeçari  humbi jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje. Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur shqiptari ndodhej mbi një pemë duke kryer punime. Siç raportojnë mediat e huaja, goditja me sharrë i preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme. Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak më vonë.