Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia, Beogradi hesht
Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare që mbahen këtë fundjavë. Më 22 shtator, autoritetet moldave thanë se kanë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi lidhur me një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”. Ata thanë se shumica e të dyshuarve ishin “trajnuar” në Serbi. Deri më tani, Serbia as nuk e ka mohuar e as pranuar këtë pretendim. Eksperti moldav për politika publike dhe të sigurisë nga instituti WatchDog.MD, Andrei Curararu, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar” për...