Programet e projekteve kombëtare, një veprimtari në ASH

Programet e projekteve kombëtare, një veprimtari në ASH

Programet për projektet kombëtare dhe financimi i tyre ishte në qendër të një veprimtarie informuese. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), organizoi veprimtarinë me temën “Ditë informimi mbi programet e projekteve kombëtare që financohen nga Agjencia”. Takimin e hapi drejtorja e Qendrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Akademinë e Shkencave, prof. dr. Enika Abazi. Pasi përshkroi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe bëri një pasqyrim të projekteve të financuara nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe të zbatuara nga Akademia e Shkencave, prof. dr. Abazi i dha fjalën znj. Marsela Robo, drejtore e Drejtorisë së Programeve Kombëtare. Znj. Robo bëri një paraqitje për mënyrën dhe kushtet e aplikimit në programet...