Lamine Jamal, fillimi i një historie suksesi, mungesa e topit të artë nuk e zbeh famën e talentit të Barcelonës

Lamine Jamal, fillimi i një historie suksesi, mungesa e topit të artë nuk e zbeh famën e talentit të Barcelonës

Adriatik BALLA 18-vjeçari Lamine Jamal ishte në prag të rishkrimit të historisë. Nëse do ta fitonte Topin e Artë në Paris, ai do të ishte bërë fituesi më i ri në histori. Nuk e bëri. Triumfi kolektiv i Osmane Dembeles me PSG-në u vlerësua më shumë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Vetë fakti që adoleshenti ishte kandidat i fortë, është revolucionar. Ai duket i destinuar për të bërë epokë futbolli. Jamal, që u shpall futbollisti më i mirë i ri i vitit, nuk është thjesht një futbollist. Ai është pasqyrë për gjeneratën e tij. Lionel Mesi e fitoi Topin e Artë si rrjedhojë e punës së ekipit. Kristiano Ronaldo e shndërroi disiplinën në teatër, duke ndërtuar trupin e tij në një monument përpjekjesh. Lamine...