Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zv. ministrja e Arsimit dhe drejtoresha firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore
Me fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e katalogut të teksteve shkollore. Por nga hulumtimi i Top Channel zbulohet një konflikt i pastër interesi në arsim, zyrtarë publikë që janë autorë teksti. Orjana Osmani që ka urdhëruar organizimin e këtij procesi në rolin e zëvendësministres, rezulton të ketë firmosur edhe për vetë emrin e saj në listën e teksteve shkollore, si autore teksti e letërsisë së klasës së 11. Apo edhe Rezarta Alla zbatuesja e urdhrit në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të arsimit parauniversitar, është një nga hartueset e gjuhës shqipe të klasave të 12. Pranvera Janku nga Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës thotë: “Jo kudo bëhet përzgjedhja...