Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sarandë/ Rrëmbehet 19-vjeçari në mes të ditës, Policia: E gjetëm pas disa orësh
Policia e Sarandës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me rrëmbimin e 19-vjeçrit, Francesko Mani. Mani është gjetur nga policia ndërkohë që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po pyetet nga autoriteti përkatës mbi për autorët, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim që të zbardhin ngjarjen. Burimet e policisë bëjnë me dije se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një konflikti mes 19- vjeçarit dhe disa personave të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. Ndërsa konfirmon edhe pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person. Njoftimi i Policisë Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet...