Analiza/ A mund t’i rifitojë vërtet Ukraina territoret e humbura? Nga Donbasi te lufta hibride, cilat janë pengesat kryesore

Analiza/ A mund t’i rifitojë vërtet Ukraina territoret e humbura? Nga Donbasi te lufta hibride, cilat janë pengesat kryesore

Nga Marta Serafini – Corriere della Sera “Rusia është një tigër letre.” Deklarata erdhi nga Presidenti amerikan Donald Trump, pas një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit raportoi për “progres në terren” dhe pretendoi se ushtria e tij kishte çliruar 360 kilometra katrorë në vetëm një muaj. Por përtej diplomacisë dhe retorikës politike, realiteti në front mbetet i ashpër dhe i ndërlikuar. Një front i ngrirë përpara dimrit Javët e ardhshme janë vendimtare përpara se moti i ftohtë të bllokojë lëvizshmërinë në vijën e zjarrit. Rusia kërkon një fitore taktike që do t’i japë Presidentit Putin një pozicion më të fortë në negociata të mundshme dhe një levë presioni ndaj Kievit. Nga ana tjetër,...