Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Top Story/ Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja: Rama priti që ai të jepte dorëheqjen
E ftuar këtë mbrëmje në Top Story, në Top Channel, diskutimi u fokusua te shkarkimi i Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak. Gazetarja Jonida Shehu u shpreh se Edi Rama do duhej që këtë iniciativë që i dha këshillit për zgjedhje të reja, do duhej ta kishte pasur me konsensus. Po ashtu ajo shtoi se sipas analizës së saj, Rama ka pritur që Veliaj të jepte dorëheqjen. “Një vendim politik si ai që Rama mori për të nisur shkarkimin e Veliajt, duhej të kishte konsensus dhe me Veliajn. Nuk ka pasur, sepse ai nuk do kërkonte të shkonte në zyrë. Nuk dha shenjë për dorëheqje, që ndoshta Rama e ka pritur bashkë me etapat juridike, që ka bërë mirë që i ka pritur”, tha ajo. ...