Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Britania vendos rregullin strikt, një vajzë 27-vjeçare humbi jetën nga kanceri pasi shkoi te mjeku mbi 20 herë dhe ata nuk e panë problemin
Një rregull i ri për mjekët e përgjithshëm po futet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një 27-vjeçare nuk u diagnostikua me kohë me kancer dhe humbi jetën. Jessica Brady, e cila kontaktoi mjekun e saj më shumë se 20 herë në vitin 2020, u trajtua fillimisht për “covid të gjatë” dhe iu tha se ishte “shumë e re për kancer”. Ajo u diagnostikua me adenokarcinomë në fazë terminale vetëm tri javë para se të vdiste, pak para Krishtlindjeve. Në nder të saj, Sistemi Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) ka prezantuar “Rregullin e Jess”, i cili kërkon që mjekët të “mendojnë përsëri” pas tre vizitash të një pacienti me të njëjtat simptoma. Kjo nënkupton analiza shtesë, konsultim me kolegë ose dërgim te specialistët. Ministri i Shëndetësisë, Wes...