Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
VIDEO/ Portreti i Biden zhduket nga Shtëpia e Bardhë – Trump vendos një mesazh thumbues
Në një veprim të papritur dhe të pazakontë, Shtëpia e Bardhë ka hequr portretin e presidentit Joe Biden nga “Korridori i Presidentëve”, vendi ku ekspozohen portretet zyrtare të të gjithë presidentëve amerikanë dhe në vend të tij është vendosur një fotografi e një stilolapsi automatik. Ky korridor ndodhet në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë dhe tradicionalisht përmban portretet e të gjithë udhëheqësve të mëparshëm të SHBA-së. Simbolika e stilolapsit nuk është rastësore. Presidenti Donald Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi ishin “identike dhe të përsëritura”. Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një...