Makina përplaset me shtyllën e tensionit në Vlorë, 2 të plagosur, ikën energjia elektrike

Makina përplaset me shtyllën e tensionit në Vlorë, 2 të plagosur, ikën energjia elektrike

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurës në aksin rrugor Peshkëpi–Kot. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.  Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.  Ndërsa, OSHEE po punon për rikthim sa më të shpejtë të energjisë elektrike në zonë pasi për shkak të rrëzimit të shtyllës ka patur ndërprerje të energjisë.