Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Idajet Beqiri/ Mallakastra ka nevojë urgjente të ringrejë Muzeun Historik të LANÇ
Avokati dhe veprimtari i njohur, Idajet Beqiri, ka ngritur një thirrje të fortë për ringritjen e Muzeut Historik të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Çorrush të Mallakastrës. Ky muze, i ndërtuar dikur në shtëpinë e luftëtarit dhe komandantit antifashist, ishte simbol i lavdisë dhe sakrificës së krahinës që dha mbi 500 dëshmorë, pesë heronj të popullit dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në formacionet partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Beqiri e quan një krim të rëndë historik lënien e Mallakastrës pa muzeun e saj, sidomos kur kjo krahinë u shpall zyrtarisht Krahinë Martire e Luftës për shkak të sakrificave të pashoqe dhe djegieve të shumta nga nazifashistët. Për të, është e patolerueshme që pas vandalizmit të kryer në vitet e errëta të tranzicionit, pasuria e...