Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ta harrojë kryeministri se opozita djeg mandatet”/Seanca parlamentare, reagon Noka: Ai, shtetin e konsideron si tufë..
I ftuar në një studio televizive Noka krijoi debat në lidhje me faktin që seanca e parë e parlamentit zgjati shumë pak e nuk ishte “maratonë”, siç ishte parashikuar. Gazetari Erl Murati pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Flamur Nokën se përse opozita nuk shfrytëzoi 500 minuta që të fliste në Kuvend, në seancën ku flitej për programin qeveritar. Flamur Noka deklaroi se kryeministri kishte sajuar skenar, që seanca të mbyllej sa më shpejt. Sipas tij, kryeministri Rama e ka kthyer kabinetin qeveritar në avatar. Erl Murati: Pse nuk shfrytëzuat diku te 500 minuta të flisnit në parlament në seancën e parë? Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Të gjithë e dinin se do sajohej një incident dhe të mbyllej seanca e parë, ku...