Aksident i rëndë në Peshkëpi të Vlorës, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Peshkëpi të Vlorës, dy të plagosur

Një makinë ka dalë  nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kot, me pasojë dy të plagosur. Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit. Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. gijotina.com/