Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata në Gaza/ Ministrja Spiropali: Shqipëria dënon sulmin e Hamas
NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në intervistë për “Real Story” komentoi situatën në Gaza. Ajo theksoi se Shqipëria e dënon sulmin e Hamasit, ndërsa u shpreh se është e qartë në qëndrimet e saj, madje i ka shprehur ato publikisht . Kryediplomatja e Shqipërisë theksoi se Lindjes së Mesme duhet t’i kthehet qetësia dhe pengjet duhet të lirohen sa më parë. Ajo theksoi se nuk është e lehtë t’i vendoset emër asaj që po ndodh në Gaza. Pjesë nga Intervista: Sokol Balla: Padyshim që sulmi i 7 tetorit ishte një sulmi pastër terroristë, pasi sulmoi njerëzit gjatë një feste. Dhe nuk ka diskutim nuk kemi dilema për këtë çështje. Shqipëria është një vend modest në gjeopolitikën botërore dhe patjetër unë nuk po them që Shqipëria të...