Durrës/ Gjendet i pajetë një person në shtëpi, dyshohet për vrasje

Durrës/ Gjendet i pajetë një person në shtëpi, dyshohet për vrasje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. Sipas informacioneve, viktima Valbon Beqiraj, 51 vjeç, është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12. Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Njoftimi i Policisë: Në lagjen nr. 12 Durrës është gjetur i pajetë një person, brenda banesës së tij.Paraprakisht dyshohet se viktima nuk ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Ngjarja u zbulua vetëm pak minuta më parë, ndërsa forcat e policisë mbërritën menjëherë...