Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjendet i pajetë një person brenda banesës në Durrës, dyshohet se është vrarë me thikë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. Sipas informacioneve, viktima është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12. Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët.