Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministrja Spiropali: Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 për qind e qeverisë janë gra!
NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cilësoi lajm të mirë që gratë shqiptare kanë nivel të lartë përfaqësimi në politikë. Ajo theksoi se kur gratë zgjidhen në nivele të larta drejtimi është padiskutim lajm i mirë, por shtoi se kjo nuk është risi për Shqipërinë. Gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, kryediplomatja shqiptare u shpreh Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % e qeverisë janë gra. Pjesë nga intervista: Sokol Balla: Besoj është një lajm i mirë për gratë shqiptare, pra që marrin poste të rëndësishme si ky i diplomacisë pasi nuk është thjesht çështje imazhi është çështje komunikimi. Ministrja Elisa Spiropali: Është gjithmonë lajm i mirë, besoj unë kur gratë ia mbërrijnë të jenë në pozita të tilla drejtimi, por nuk...