VIDEO/ Himçi: Këto janë dy komisionet e opozitës në Kuvend që do zbardhin skandalet e qeverisë

VIDEO/ Himçi: Këto janë dy komisionet e opozitës në Kuvend që do zbardhin skandalet e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka zbuluar strategjinë e parë të opozitës në parlament, duke paralajmëruar ngritjen e dy komisioneve Ad-Hoc që do të hetojnë skandalet më të mëdha të qeverisë. I ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, Himçi tha se hapi i parë do të jetë ngritja e komisionit për ‘masakrën zgjedhore’ të 11 majit. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Himçi tha se, komisioni i dytë do të jetë ai ‘McGonigal’. ‘Dy momentet e para të strategjisë së opozitës në parlament, janë dy komisionet AdHoc që do të ngrihen. Komisioni i parë është për masakrën zgjedhore që ndodhi në 11 maj, për të cilën ne patëm pritshmëri nga SPAK për ta konstatuar këtë dhe shpreh me keqardhjen më të madhe,...