Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Jam profesor”/ Nikolin Janina i “Porcelanosa” del para gjykatës spanjolle, mohon trafikun e heroinës
Nikolin Janina SPANJË-Rreth dy vjet pas ekstradimit, pronari i kompanisë shqiptare “Porcelanosa”, Nikolin Janina, u paraqit në gjykatën e Pontevedrës në Spanjë, ku akuzohet si anëtar drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për trafikimin e të paktën 54 kilogram lëndë narkotike heroinë. Sipas hetimeve të Policisë Spanjolle, Janina ka luajtur një rol kyç në organizimin e grupit kriminal që transportonte heroinën me automjete të shtrenjta, përfshirë Porsche Cayenne, nga Europa Qendrore në Spanjë. Në një operacion të vitit 2016, Policia Antidrogë arriti të sekuestronte drogën e fshehur në automjetin e përdorur nga shqiptari Rinush G., i cili ishte pjesë e rrjetit. Gjatë operacionit u gjetën 54 pako cilindrike që përmbanin 53 kilogramë e 771 gramë heroinë. Janina, i cili kishte ikur nga Spanja në momentin e...