Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS nis garën për të rimarrë Tiranën/ A mund të përballojë Manastirliun? Hasimja: PD e ka të vështirë fitoren nëse…
Pasi shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut, Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, edhe pse ende nuk ka një datë të dekretuar nga presidenti Bajram Begaj. Pasditen e kësaj të mërkure, kryetari i PS, Edi Rama mblodhi në një takim në selinë rozë ministrat dhe deputetët e Tiranës, për të diskutuar për hapat që do të ndërmerren më tej. Edhe pse opozita ende nuk ka një kandidat zyrtar, kreyministri Rama u duk i pashqetësuar dhe tha se Manastirliu do të dalë fituese nga gara. Për të folur rreth zhvillimeve më të fundit politike, në njëemision televiziv ishte politologu Ermal Hasimja. Politologu tha se Partia Demokratike do ta ketë të vëshitrë fitoren nëse nuk del me një kandidat konsensual. Intervista...