Kryeministri Kurti nderon heroin Afrim Bunjaku: Dëshmor i sovranitetit dhe integritetit të Kosoves

Kryeministri Kurti nderon heroin Afrim Bunjaku: Dëshmor i sovranitetit dhe integritetit të Kosoves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot pjesëmarrës në Akademinë Përkujtimore të mbajtur me rastin e dyvjetorit të rënies së Rreshterit Afrim Bunjaku, i shpallur Hero i Kosovës. Ceremonia u zhvillua në nder të jetës dhe sakrificës së tij gjatë mbrojtjes së territorit të vendit në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Ngjarja u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës. Gjatë fjalimit të tij, Kurti e përshkroi këtë datë si një ndër më të rëndësishmet në rrugëtimin shtetformues të Kosovës, duke e cilësuar Bunjakun si shembull të trimërisë dhe përkushtimit ndaj vendit. Sipas tij, rreshteri Bunjaku u flijua në krye të detyrës, duke ndaluar një sulm të armatosur që synonte destabilizimin e...