Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Nëndetësja” nis përgatitjet e derbit, Daja më në fund ka pse të gëzohet
Dinamo ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e parë në kuadër të ndeshjes ndaj Tiranës. për herë të parë këtë sezon, blutë kanë qenë të plotë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili në ndeshjen ndaj Tiranës do të ketë luksin që të zgjedhë për të vendosur formacionin që do të hedhë në fushë, ashtu si edhe rezervat që mund ta nisin më vonë. Në stërvitjen e djeshme, me grupin u stërvitën Saliu Guindo që ka lënë pas dëmtimin si edhe Bekim Maliqi. Mbrojtësi u largua i dëmtuar në ndeshjen ndaj Bylisit, megjithatë pas vizitave që ka kryer, ka rezultuar se nuk ka asgjë serioze dhe se ka qenë vetëm një kontraktim i momentit, gjë e cila ka kaluar dhe Maliqi do të jetë...