Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Durrës, sherr me sende të forta/ Plagosen dy persona, mes tyre një grua
Një sherr me mjete të forta ka ndodhur në Nish Tulla të Durrësit. Si pasojë mësohet se janë dëmtuar dy persona, një prej të cilëve është grua. Raportohet se të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërsa policia po kryen veprimet për procedimin penal të personave të përfshirë në sherr.