Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave dhe deputetëve të PS-së, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, tha se patronazhistët e PS janë gati. Sipas tij, do të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Tiranës kur të dekretohet data. “Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën”, tha Edi Rama.